Drita e ka nisur me fitore aventurën e re në kompeticionin e ri të UEFA-së, Liga e Konferencës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Ardian Nuhiut u përballë me Deçiqin e Tuzit.
Ndeshjen në fjalë e fituan gjilanasit me rezultat të ngushtë, 2:1.
Padyshim, futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Arbnor Muja, përforcimi i ri i Dritës.
Për të ka “thurrur elozhe” edhe mediumi malazez, “Vijesti.me”.
Në artikullin pas ndeshjes së djeshme, ky medium shkruan:
“Ishte sikur futbollistët e Deçiqit mbetën pa frymë, ata humbën përqëndrimin. Arbnor Muja u shkaktoi atyre shumë probleme dhe futbollistët e Dritës u bën shumë presion”.
Ndryshe, Muja iu bashkua Dritës këtë verë nga Trepça ’89.