Memfis Depay ka pranuar të fitojë 30 për qind më pak te Barcelona se sa ishte rënë dakord fillimisht, ka mësuar “Goal”, me gjigantët e La Liga-s që kishin nevojë të ulnin kostot në mënyrë që të funksiononin nën kufirin e pagave. Sulmuesi i Holandës është ndër ata që kanë lëvizur drejt “Camp Nou” këtë verë, së bashku me Serhio Aguero, Erik Garsia dhe Emerson Rojall.
Sidoqoftë, marrëveshjet duhet të rishikohen zyrtarisht, pasi Blaugrana-t duhet të lirojnë fonde, në mënyrë që të ketë fytyra të freskëta në skuadër dhe t’i mbajë librat e financave të ekuilibruar.
Holandezi 27-vjeçar ishte përfolur te Barça disa kohë, por transferimi u bë realitet kur përfundoi kontrata e tij me Lionin. Depay nuk ka fshehur se bashkimi me Barcelonën është një ëndërr e vërtetë, me praninë e Ronald Kuman në stol, një bonus i mirëpritur.
Një ofertë me vlerë 7 milionë € në vit iu dha fillimisht sulmuesit, me një numër variablash të lidhur me performancën. Sidoqoftë, tani është kuptuar që një propozim i modifikuar vlen për Depaj, pasi Barça nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 5 milionë euro për rekrutimin e tij. Kjo shifër përfaqëson një ulje page prej 30 për qind për holandezin, por ai është i lumtur të ndihmojë financiarisht kudo që mundet.