Arsenali dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, raporton “El Gol Digitial”.
Dy gjigantët anglezë po kërkojnë të përforcohen në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri.
Mbrojtësi francez pritet të largohet nga “Blaugranët” këtë verë, pasi që nuk është në planet e trajnerit Koeman për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, katalanasit duhet të largojnë disa lojtarë në mënyrë që të rikthejnë ekuilibrat financiarë pas afrimit të Ageros, Depay dhe Garcia.