CONMEBOL ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Amerikës.
Në finalen e këtij viti do të takon rivalë e vjetër, Argjentina dhe Brazili.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga treshja e gjytarëve nga Uruguai, me Esteban Ostojich që do të jetë gjyqtari kryesor.
Ai do të ndihmohet nga Carlos Barreiro dhr Martin Soppi, teksa gjyqtar i katërt është caktuar Diego Haro nga Peru.
Andres Cuhna nga Uruguai do të jetë në dhomën e VAR-it.
Finalja mes Argjentinës dhe Brazilit zhvillohet dielën (11 korrik), nga ora 02:00 në "Maracana".