Sergio Ramos tashmë është zyrtarisht i Paris Saint Germain.
Ai la Real Madridin pas 16 vjetësh, pasi nuk gjeti akordin me Los Blancos për rinovimin e kontratës.
Atë që nuk ia ofroi Reali, ia ofroi PSG-ja dhe Ramos ka nënshkruar deri me 2023 me klubin nga Parisi.
Atij i kanë uruar mirëseardhja pothuajse gjithë futbollistët, nuk kishte se si të mungonte Neymar Junior që do të jetë i lumtur të ndajë gjithçka me ish kapitenin e Realit, që për shumë vite e kishte rival.
“Shkojmë për gjithçka, mirëserdhe vëlla”, i komentoi Neymar Ramosit.