Skuadra e Llapit nga Podujeva ka publikuar orarin e ndeshjeve për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Fituesi i Kupës së Kosovës, në hapje ndeshet me Ulpianën nga Lipjani.
“Sot në ambientet e stadiumit 'Fadil Vokrri' është hedhur shorti për edicionin e ri 2021/22 të Superligës i cili pritet të filloj më 21 gusht”, shkruan në faqen e KF Llapi.
Orari i ndeshjeve të Llapit
Java I: Llapi – Ulpiana
Java II: Drita – Llapi
Java III: Llapi – Feronikeli
Java IV: Llapi – Malisheva
Java V: Ballkani – Llapi
Java VI: Llapi – Drenica
Java VII: Gjilani – Llapi
Java VIII: Llapi – Dukagjini
Java IX: Prishtina – Llapi