Rrezik për Covid-19 në Coverciano, kombëtarja italiane dy ditë para finales së Euro 2020 është izoluar kjo pasi një gazetar midis atyre që ndiqnin ekipin kombëtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas kthimit të tij nga ndeshja Itali-Spanjë.
Sidoqoftë në radhët e të kaltërve ka optimizëm për ekipin dhe stafin stërvitor pasi lojtarët janë vaksinuar dhe kanë kontakte me median vetëm gjatë konferencave për shtyp, nuk ka frikë nga një shpërthim i rasteve si ai i marsit të kaluar.
Tre gazetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 mes tyre, raporton Ansa, gjithashtu komentatori i Rai Alberto Rimedio, por dy gazetarë ndodhen në Angli, një i tretë ishte kthyer në Coverciano dhe kjo ka shkaktuar nje lloj paniku tek skuadra e Mancinit. Konferenca për shtyp e Bonuccit e planifikuar gjatë kësaj të premteje do të bëhet në distancë në mënyrë që askush të mos rrezikohet.
Sidoqoftë, situata është shumë e ndryshme nga ajo e 31 marsit të kaluar kur shtatë lojtarë italianë dhe disa anëtarë të stafit rezultuan pozitivë pas Lituani-Itali: vaksinimi i dyfishtë dhe kontaktet e pakta midis lojtarve dhe gazetarëve shmangin rrezikun e një shpërthimi.