Ironia e fatit! Tifozja angleze Nina Faroqi, u pushua nga puna, pasi gënjeu shefat duke u hequr sikur ishte sëmurë, për të shkuar në “Wemblye” dhe për të ndjekur nga shkallët e stadiumit përballjen Angli-Danimarkë.
E ulur pas porte, 37-vjeçarja, përfundoi në ekranin e madh të stadiumit, gjatë festës së golit.
Ky moment rezultoi fatal për të! Të nesërmen e sfidës, teksa ishte duke shkuar me tren për në punë, pronarja i komunikoi që ishte e shkarkuar, pikërisht se kishte gënjyer.
Fytyra e Farooqi u shfaq kudo gjatë festës së golit të barazimit nga Anglia, duke përfunduar edhe në Instagramin e prezantuesit Stesi Dolej, teksa ai imazh nuk i shpëtoi as pronares së Ninës.