Kluivert, Pastore dhe Pedro janë lënë jashtë kampit nga Mourinho për parasezon.
Jose Mourinho e ka nisur me dorë të hekur aventurën te Roma.
Ai do të tentojë që brenda pak vitesh të ndërtojë një skuadër për t’u rikthyer te trofetë dhe e ka nisur furishëm në stolin e klubit italian.
Ai i ka lënë jashtë disa lojtarë të ekipit të parë për parasezon, duke iu dhënë sinjale se s’bëjnë pjesë në planet e tij.
Justin Kluivert, Javier Pastore dhe Pedro janë lënë jashtë, bashkë me Steven N’Zonzi dhe Federico Fazio.
Mourinho po tenton të ndërtojë një skuadër dhe ata nuk bëjnë pjesë në planet e tij.