Futbollisti nga Kosova, Esat Mala, është zyrtarizuar te Giresunspori, shkruan Zeri.info.
Pas tre viteve të kaluara te Partizani në Shqipëri, mesfushori është transferuar te skuadra që nga sezoni i ardhshëm do bëj gara në Superligën e Turqisë.
22-vjeçari me Giresunsporin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Mala në të kaluarën ka luajtur edhe te Ballkani, Hajduk Splitti U19 dhe Shkëndija U19.