FC Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rapid Viennan për huazimin e Yusuf Demir.
Talenti i ri austriak do ta kalojë sezonin 2021/22 në huazim te Barcelona B.
Klubi katalunas ka bërë të ditur se për huazimin e tij kanë paguar 500 mijë euro, teksa kanë të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.
Demir është 18-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit ofanziv. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit.