Liverpooli raportohet se dëshiron të nënshkruajë me yllin e Atletico Madridit, Saul Niguez.
Sipas shtypit anglez, Jurgen Klopp, e sheh mesfushorin si zëvendësues ideal të Georginio Wijnaldum, i cili u transferua te Paris Saint-Germaini.
Në anën tjetër, thuhet se reprezentuesi spanjoll dëshiron të largohet nga Madridi, nëse bëhet fjalë për një projekt konkurrues.
“Të Kuqtë” thuhet se janë duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurove për 26-vjeçarin.
Saul Niguez ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri më 30 qershor 2026, teksa interesim për të besohet se kanë shprehur edhe Manchester United e Chelsea.