Pas Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma, PSG duket se po planifikon të hidhet në sulm për Paul Pogba.
Lajmi është dhënë nga L’Equipa pak ditë më parë dhe është konfirmuar nga anglezaj Daily Star.
Francezët janë të bindur se mund ta marrin ish-yllin e Juventusit me një çmim të arsyeshëm.
Raportohet rreth 50 milionë euro, për shkak se kontrata e mesfushorit me United skadon pas një viti.