Mbrojtësi Ryan Bertand pritet të kalojë të Leicester City.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Bertrand ka arritur marrëveshje transferimi me Leicesterin.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi, futbollisti do të zyrtarizohet së shpejti.
31-vjeçari, do ti bashkohet Leicesterit si futbollist i lirë pasi aktualisht është pa kontratë.
Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Southampton në të gjitha garat.