Kampioni i Kosovës, Prishtina, njofton opinionin se ndeshja e kthimit me Ferencavaros nga Hungaria, do të luhet pa shikues.
Bardhekaltrit japin arsyet pse do të luajnë pa shikues ndaj kampionit të Hungarisë, në takimin e kthimit të Champions League.
“Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19”, njofton FC Prishtina.
Ndeshja e parë është fituar nga skuadra hungareze me rezultat 3:0.
Ndeshja e kthimit luhet me 13 korrik në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.