Mbrojtësi i mirënjohur, Labinot Ibrahimi, ish futbollist i Ulpianës, Prishtinës, Partizanit nga Tirana, i mbetet besnik skuadrës nga Dobraja e Madhe, Arbërisë, e cila ka rënë nga elita. Jo vetëm Ibrahimi por kanë arritur marrëveshjen edhe me Fidan Gërbeshin.
“KF Arbëria blindon mbrojtjen me Labinot Ibrahimi dhe Fidan Gërbeshi.
KF Arbëria ka arritur marrëveshje me dy qendërmbrojtësit Lipjanas, Labinot Ibrahimi dhe Fidan Gërbeshi.
Labinot Ibrahimi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Superioren e Shqipërisë.
Në sezonin e fundit ka luajtur tek KF Arbëria ku edhe do të vazhdojë stinorin e ri.
Fidan Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës. Në sezonin e fundit ka luajtur tek FC Drita”, njofton FC Arbëria.