Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel ka zbuluar se ai i tha gjyqtarit Danny Makkelie rreth laserit që i’u drejtua atij para penalltisë së Harry Kane në gjysmëfinalen e tyre në Euro 2020 kundër Anglisë.
Danezi, 34 vjeç, shpëtoi portën pas goditjes së parë, por u ndëshkua nga topi i kthyer.
Por imazhet u shfaqën pas ndeshjes së një laseri të gjelbër që shiehj në fytyrën e Schmeichel pak para penalltisë.
Ekipet e sigurisë kuptohet se po shikojnë pamjet nga brenda terrenit për të provuar dhe identifikuar fajtorin.
Portieri tani zbuloi se i tha gjyqtarit për laserin përpara penalltisë: ‘Unë nuk e përjetova atë në goditjen e dënimit sepse ishte pas meje në anën time të djathtë. Por unë e përjetova atë në pjesën e dytë kur Kane e gjuajti atë”.
‘I thashë arbitrit. Dhe ai shkoi t’u thoshte diçka zyrtarëve të tjerë”.