Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e Ballkanit nga Suhareka.
Ballkani ka prezantuar talentin e ri 21-vjeçar si përforcimin e fundit të skuadrës.
Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ajeti dhe drejtuesit e Ballkanit janë pajtuar me kontratë tre vjeçare.