Pritet largimi i Niklas Sules nga Bayerni

Futboll

Pritet largimi i Niklas Sules nga Bayerni

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:27
Niklas Sule

Mbrojtësi Niklas Sule ka gjasa që të mos mbetet pjesë e Bayern Munchen.

Sipas ‘Kicker’, Sule mund të largohet nga Bayerni gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi thuhet se dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”, për të filluar një aventurë të re diku tjetër.

25-vjeçari ka kontratë me gjigantin gjerman deri më 30 qershor të viti 2022, por mund të largohet gjatë kësaj vere për një ofertë rreth 30 milionë euro.

Gjermani, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me ‘Bavarezët’ në të gjitha garat duke realizuar dy gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat