Sulmuesi i Kombëtares pranë largimit, Barça B i gjen zëvendësuesin Manajt
E ardhmja e Rei Manajt është gjithmonë e më larg Barcelonës B. Jo për faktin se këta të fundit nuk e kanë më në plane apo nuk janë të kënaqur nga ajo që ka bërë, por sepse iu duhen para sepse bilanci i tyre është i tmerrshëm.
Manaj konsiderohet si një mundësi e mirë për të sjellë disa miliona euro, edhe pse do të jenë pak. Katalanasit kanë siguruar shërbimet e Xhordi Eskobar, i cili do të marrë vendin e sulmuesit të Kombëtare shqiptare te Barcelona B.
Manaj pëlqehet nga disa ekipe të tjera në Spanjë, por ka edhe interesim nga disa klube në Itali. Ai ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar disa skuadra dhe menaxheri i tij është në punë.