Ulpiana ka bërë njërin nga përforcimin më të madh në këtë merkato.
Ekipi nga Lipjani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Marclei Santos.
Eksperienca e fundit e ish-futbollistit të Arbërisë u përkiste Superligës, ku shkëlqeu dhe ishte në radarin e disa skuadrave.
Drejtuesit e skuadrës nga Lipjani e kanë mbyllur me një firmë në kontratë takimin me Santos, që në këtë mënyrë i shuan shpresat përfundimisht ekipeve tjera.
Ulpiana në edicionin e ri do të drejtohet nga trajneri nga Shqipëria, Edlir Tetova.