Kryetrajneri i Shkupit, mendjen e ka në Prishtinë

Futboll

Kryetrajneri i Shkupit, mendjen e ka në Prishtinë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:17
Kryetrajneri i Shkupit, mendjen e ka në Prishtinë

Kryetrajneri i skuadrës shqiptare Shkupi,  Goce Sedloski, e ka mendjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku me 15 korrik do të ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës, klubin e futbollit Llapi nga Podujeva.

“Në ndeshjen e kthimit na pret duel edhe më i vështirë, por mendoj që kemi mjaft kohë që të përgatitemi mirë. 

Urime edhe njëherë futbollistëve të mi, të cilët e dhanë maksimumin”, u shpreh Sedloski pas ndeshjes.

Shkupjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit. 

Kujtojmë që ndeshja e kthimit, do të luhet me datë 15 korrik në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat