Skuadra e Ballkanit pritet që fazën përgatitore para fillimit të edicionit të ri ta vazhdon jashtë Kosovës.
Suharekasit këtë e bën të ditur me anë të një postimi.
“Ekipi do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit në Kosovë dhe të dielën do të lihet pushim teksa ditën e hënë do të udhëtojë drejt Mavrovës për të nisur fazën përgatitore”.
“Kushtet klimatike në Mavrovë janë shumë të përshtatshme për të kryer fazën përgatitore dhe pikërisht për këtë arsye është zgjedhur kjo pikë”.
Ballkani aktualisht po stërvitet në stadiumin e qytetit në Suharekë, nën urdhrat e trajnerit Bekim Isufi.