Portieri Arion Ymeri largohet përfundimisht nga skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj.
Ai e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes rrjetit social.
“Të dashur tifozë dhe dashamirë të KF Drenicës, ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Drenicës.
Dua te shpreh falenderimin dhe mirënjohen time për gjithë tifozët e KF Drenicës, të cilët me kanë mbeshteur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë klubit kuq e zi.
Gjithashtu falenderim të veçantë dua te shpreh për ish kryetarin e klubit Ilir Veliqin, me te cilin kam pasur marrëveshje për të vazhduar edhe për një vit me KF Drenicën, por sic e dini ai nuk është më pjesë e klubit, dhe gjërat moren kahje tjetër.
Falendërim i veçantë për bashkëlojtaret dhe gjithë stafin e Drenicës me te cilët kalum këto vite se bashku.
Klubit te Drenices ju uroj suksese dhe gjithmonë do te jem tifozi i tyre!”, njofton Arion Ymeri.