Lahm flet për sfidën Angli - Itali

Futboll

Lahm flet për sfidën Angli - Itali

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:46
Lahm flet për sfidën Angli - Itali

Në rubrikën e tij për The Guardian, Philipp Lahm ka folur për dy finalistet e Euro 2020, duke mos i kursyer elozhet për të dy kombëtaret:

“Ky Europian ka di  fituese të mëdha: Anglia ka pësuar vetëm një gol dhe mbështetet te forca atletike e lojtarëve.

Janë të fortë në lojën ajrore, një cilësi që të kujton Premier League të së kaluarës”, ka thënë ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayern.

“Fituesja tjetër është Italia: skuadra e Mancini-t ka treguar se ka një grup solid, që ka ditur të kombinojë virtytin e vjetër italian për t’u mbrojtur mirë me një përbërës më ndërkombëtar”, ka shtuar ish-kampionbi i botës.

“Nuk mbështetet te catenaccio, por zotëron topin në mesfushën kundërshtare, falë treshes së mesfushës. Është skuadra më e mirë e Europianit taktikisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat