​Son pritet të vazhdojë me Tottenhamin

Futboll

​Son pritet të vazhdojë me Tottenhamin

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:49
Heung-min Son

Skuadra londineze dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë në skuadër yllin korean.

Krerët e Tottenham Hotspur po besojnë që sulmuesi Heung-min Son do të vazhdojë të ardhmen e tij me ta, duke e rinovuar kontratën me “Gjelat”, raporton “90min”.

E ardhmja e sulmuesit korean ka përhapur spekulime të shumta, ku edhe me situatën momentale të kontratës së sulmuesit Harry Kane, Tottenham po synon që ta sigurojë Son për të ardhmen.

Sezonin e kaluar, Son ka bërë 51 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 22 gola dhe 17 asistime për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e sulmuesit 29 vjeçar, për ta siguruar transferimin e tij, duhet të paguajnë dëmshpërblim prej 90 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat