“Të Kuqtë” pritet të bëjnë një ofertë për yllin e Wolverhampton.
Gjiganti anglez Liverpooli është i gatshëm për të ofruar rreth 30 milionë euro për sulmuesin anësorë të Wolverhampton Adama Traore, raporton “Football Insider”.
Trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp si duket është simpatizant i Traores, dhe dëshiron që ta transferojë atë në stadiumin “Anfield Road”.
Një vit pasi e transferuan Diogo Jotan, Liverpooli përsëri ka kthyer kokën nga skuadra e Wolverhampton, duke shprehur interesim në shërbimet Traores, për të cilin një ofertë në regjionin e 30 milionë eurove do të ishte e mjaftueshme për krerët e Wolves.
Interesim në sulmuesin spanjoll ka shprehur edhe skuadra e Chelseat.