Nesër nga ora 02:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kolumbisë dhe Perusë.
Kolumbia dhe Peruja do të përballen nesër në orët e para të mëngjesit 02:00.
Kjo përballje luhet në stadiumin “Estadio Nacional de Brasilia”, për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.
Kolumbianët u mposhtën në gjysmëfinale nga Argjentina pas ekezkutimit të penallitive, ndërsa peruanët humbën nga Brazili 1-0.
Tani të dyja skuadrat do të ‘luftojnë’ mes vete për të përcaktuar ekipin që do ta mbyll Copa American në vendin e tretë.
Kujtojmë që në finalen e madhe të këtij kompeticioni takohen Argjentina dhe Brazili të dielën nga ora 02:00.