PSG-ja ka bërë një merkato prej ‘’galaktikësh’’ këtë verë duke afruar emra të mëdhenj të futbollit.
Afrimi i Donnarummas, e ka tërbuar portierin aktual Navas i cili sipas ‘’L’equip’’ ka kërcënuar se do të largohet. Donnarumma shikohet si konkurrent potencial nga numri një i portës së parisienëve, i cili tanimë rrezikon dhe vendin e titullarit.
Navas i ka kërkuar llogari drejtuesve të klubit për mungesë transparence pasi vetëm pak muaj më parë rinovuan kontratën me 34-vjearin nga Kosta Rika dhe ky i fundit nuk ka ndërmend të rrijë në stol.
Megjithatë, PSG-ja nuk e përjashton mundësinë e huazimit të Donarumës për një sezon tek Roma për të qetësuar gjakrat në skuadër.