“Ndjesitë janë shumë të bukura, por tani janë e shkuara. Tani kemi një titull për të mbrojtur”.
Kështu ka folur Samir Handanovic për Inter TV, nga grumbullimi i zikaltërve në Appiano Gentile:
“Mendoj se na pret një kampionat i ekuilibruar: do të jenë të paktën pesë skuadra në luftë për titull, të drejtuara nga trajnerë fantastikë”, ka thënë portieri i Inter-it.
“Megjithatë, ne jemi të fortë, do të duhet të mbështetemi te të gjithë. Tani presim që të kthehen të gjithë dhe më pas do të përgatitemi”.