Ai këtë e bëri të ditur në Facebook, më anë të një postimi, duke falënderuar klubin.
“Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj që më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik FC Drenica, dhe ditëve në vazhdim do t’iu njoftoj për skuadrën time të re”.
“Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto tre vitet e fundit tek FC Drenica, falënderim edhe për tifozërin Shqiponjat e zeza dhe gjithë njerëzit pasionant e dashamir të FC Drenicës”.
Gjatë ditës nga kjo skuadër u largua edhe portieri Arion Ymeri.
Elshani me gjasë do të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Feronikeli.