Skocia mbështet publikisht Italinë në finale

Futboll

Skocia mbështet publikisht Italinë në finale

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:35
Skocia mbështet publikisht axurrët në finale

Pas Francës, Skocia del hapur se do të bëjë tifo për Italinë në finalen e Kampionatit Europian, e planifikuar për të dielën në orën 21:00, në “Wembley”, kundër Anglisë. Gazeta skoceze “ The National”, në fakt, këtë mëngjes vendosi Roberto Mancini në faqen e parë, me fytyrën e tij të pikturuar në stilin Braveheart dhe një titull që nuk i lë vend imagjinatës:

“Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme”.

Kjo është arsyeja pse rivalët e “Tre Luanëve” në derbin britanik do të brohorasin Italinë.

Një version “Mancio” i Mel Gibson, ose më saktë William Wallace, patriotit dhe heroit kombëtar skocez. Titrat e imazhit janë edhe më gazmore, shpjegojnë pse në Skoci do të bëjnë tifo për kombëtaren axurre në finale, kundër anglezëve: “Ne nuk mund të durojmë edhe 55 vite me mburrje”.

Referenca është padyshim për fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966, e luajtur në shtëpinë e “Tre Luanëve”, që përfaqëson arritjen e parë dhe deri më tani të vetme të ekipit kombëtar anglez midis Kampionatit Botëror dhe atij Europian. Itali-Angli, pra, nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, por për rivalët britanikë do të ketë gjithashtu implikime të rëndësishme politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat