E ardhmja e Antuan Grizmanit te Barcelona duket gjithmonë e më e vështirë. Pas polemikave ku u përfshi me japonezët duket se edhe klubi nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij.
Francezi ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave dhe kurrë nuk ka bindur në fushën e lojës.
Për këtë arsye, sakrifica e tij është e rëndësishme edhe për të mbajtur Lionel Mesin.
“Grizi” kërkohet me ngulm nga Mançester Siti dhe Pep Guardiola e sheh si futbollistin ideal për të zëvendësuar Serxho Agueron.
Sulmuesi francez gjithashtu është i hapur për të ndryshuar, sepse në Katalonjë kritikat rreth tij janë gjithmonë të shumta dhe nuk e lënë të tregojë vlerat.