Atletico Madrid dhe Barcelona po përgatisin bombën e merkatos së kësaj vere: shkëmbimi midis Saúl Ñíguez dhe Antoine Griezmann. Të dyja klubet spanjolle, sipas raporteve të “Mundo Deportivo”, po punojnë mbi një operacion të tillë që, nëse kryhej, do të ishte lajmi i madh i merkatos verore.
Edhe pse negociatat janë në një fazë të hershme, mundësia që të dy lojtarët të shkëmbejnë skuadrat e tyre për sezonin e ardhshëm është reale, shkruan Telesporti.
Nga njëra anë është Saúl, 26 vjeç, i cili vazhdon ta konsiderojë mundësinë e një lamtumire nga skuadra e “El Cholo”. Vetëm mungesa e një oferte që kënaq Atletico Madridin e ka bërë të pamundur largimin e tij deri më tani. Me një kontratë deri në vitin 2026 dhe një klauzolë të qartë lirimi, drejtusit e “Rojiblancos” ia ka bërë të ditur lojtarit: nëse dëshiron të largohet, ata do ta ndihmojnë, por për sa kohë që oferta është e majme.
Profili i lartë i Griezmann është pengesa e madhe për të përfunduar operacionin, por Atlético Madridi beson se lojtari i Barçës do të ishte i gatshëm ta ulte pagën e tij për t’u kthyer në “Wanda Metropolitano”.
Klubi i tij i vjetër do të ishte një destinacion për t’u studiuar seriozisht, nëse Barça i thotë se është më mirë që të largohet (gjë që nuk ia ka thënë akoma) dhe Simeone i kërkon të kthehet.
Tashmë, verën e kaluar Simeone po mendonte për këtë mundësi, e cila aktualisht ka më shumë gjasa se mund të bëhet realitet.