Mesfushori i Barcelonës, Karles Alenja është zyrtarisht një lojtar i Getafes.
Spanjolli i cili ishte i huazuar tek skuadra e Getafes që nga muaji janar i këtij viti është bërë zyrtarisht një lojtar i tyre prej 5 sezonesh pas firmës në kontratë.
Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi blaugrana ku e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë.
Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari u aktivizuar 5 sfida me Barcelonën dhe 22 ndeshje me skuadrën e Getafes.