Skuadra turke, Trabzonspor, i ka bërë të qartë shqiptarit se nuk do ta presin shumë.
Futbollisti Ezgjan Alioski ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
"Pozicioni i Trabzonit është i qartë, oferta për Alioskin është ‘merre ose lëre’.
Nëse ai nuk përgjigjet pozitivisht së shpejti, asnjë ofertë e re nuk do të pasojë, por vëmendja do të përqendrohet te mbrojtësit e tjerë të majtë që janë në listën e dëshirave të klubit", raportoi media turke, duke cituar burime në administratën e Trabzonit.
Alioski është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Leeds United. Përveç Trabzon, dy gjigantë të tjerë turq, Fenerbahce dhe Galatasaray, janë të interesuar për shërbimet e tij.