Argjentina kërkon të fitojë pas 28 vitesh Kupën e Amerikës dhe të rikthejë në vend më në fund një trofe të madh.
Trajneri Lionel Skaloni e kupton mirë përgjegjësinë që ka, por ai beson se uria e Mesit do të jetë ajo që do të bëjë diferencën:
“Kemi ardhur në këtë finale duke treguar një dëshirë të madhe për të triumfuar. Mesi është gati dhe të gjithë e panë në gjysmëfinalen ndaj Kolumbisë se çfarë bëri në fushë.
Unë mendoj se ai ka qenë gjithmonë lideri ynë dhe jam i bindur se do të jetë edhe ndaj Brazilit. Mendoj se ka ardhur ora që ai të fitojë trofeun e tij të parë për veten, por edhe për të gjithë ne argjentinasit. Ndaj, tani nuk na mbetet vetëm që të bëjmë një ndeshje të madhe".