Dashuri e re për Romelu Lukakun. Futbollisti belg është parë me pushime në Sardenjë, pranë simpatikes Shani Jamilah.
Për momentin, palët e interesuara ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por “Daily Mail” e përcakton Shanin si të dashurën e Lukakut. Romelu ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Në të kaluarën është folur për një flirt me modelen belge Sarah Mens, një nga mikpritëset televizive të “Harry Mens”, ndërsa disa muaj më parë u shfaq emri i instruktores së fitnesit, Julia Vandeweghe.
Sulmuesi i Interit është babai i një djali 2-vjeçar. Emri i tij është Romeo Emmanuel, por sulmuesi nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e nënës së tij.
Dhjetorin e kaluar, Romelu postoi në Twitter një pamje të butë të dorës së djalit të vogël me rastin e ditëlindjes së tij të dytë. Shani Jamilah, e dashura e re e Lukakut, është 24 vjeçe dhe angleze. Ajo jeton midis Londrës dhe Las Vegas-it, është një influencuese me mbi 76 mijë ndjekës.