Analisti i futbollit Driton Latifi, kujton finalen e madhe të Kampionatit Botëror në vitin 2006, mes Francës dhe Italisë.
Driton Latifi në atë periudhë ka qenë redaktor i sportit dhe finalen e madhe e ka përcjellur direkt nga vendi i ngjarjes.
“Dje 15 vite me parë u zhvillua finalja e Kupës së Botës, Gjermani 2006, kur Zidane shokoi Francën e gjithë botën me goditjen që i dha me kokë në gjoks, Materazzit...
Duke përcjellur në tribuna finalen me mikun tim, Tritan Kokona nga një buzëqeshje e atmosferës u shtangëm duke mos besuar atë që pamë dhe kërkuar përsëritjen e skenave në TV në tribunë e gazetareve në stadiumin Olimpik të Berlinit...”. ka shkruar Latifi.