Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, është në formë të mirë, e cila në miqësore e shkatërron me rezultat 4:1 Borecin.
Skuadra e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, tregoi formë të lakmueshme dhe realizim të shkëlqyeshëm.
Golat e “allçive” u shënuan nga Selmani, Gafuri dhe Ajrullahu në pjesën e parë, ndërsa goli i katërt nga Selmani në pjesën e dytë, që nënkupton golin e tij të dytë në ndeshje.
Golin e vetëm për skuadrën Velesi e shënoi Luma në minutën e 69-të.