Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është dashamirë i sportit dhe kësaj radhe gjendet në mesin e tifozëve “Ujqve”.
“Të bashkuar për të mirën e klubit tonë të zemrës. Pa interes, por vetëm me pasion e dashuri për klubin e FC Ferizaj!
Agim Aliu eshte gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë klubin tonë, dhe e falenderojmë për kontributin e tij.
Falenderojmë edhe kryetarin, Lulzim Abazi që ka filluar një epokë të re me klubin tonë, me organizim të mirë dhe seriozitet në punë. Besojmë shumë që me Lulin dhe aksionerët tjerë sukseset nuk do të mungojnë për FC Ferizaj”, shkruan në faqen e “Ultras Ujqve”.