E frikshme apo jo, 100 mijë euro në ditë!

Futboll

E frikshme apo jo, 100 mijë euro në ditë!

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:42
E frikshme apo jo, 100 mijë euro në ditë!

E frikshme apo jo 100 mijë euro në ditë, kaq fitonte Leo Messi te Barcelona.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Lionel Messi ka humbur një milionë euro që nga dita kur i skadoi kontrata me Barcelonën, 30 qershor.

Ai momentalisht është futbollist i lirë dhe nuk paguhet nga askush, as edhe nga Barcelona.

Messi fitonte 100 mijë euro në ditë te Barça sipas AS dhe pasi që është i lirë që 10 ditë, atij nuk do t’i dalin në konte një milionë euro.

Kjo shifër do të rritet edhe më shumë, pasi Barça po e ka të vështirë të gjejë formulën për të rinovuar me Messin, nuk po e lë Fair Play Financiar dhe për këtë duhet të shesë edhe disa futbollistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat