Fjalët e Antonio Contes kanë peshë për Donnarumma

Futboll

Fjalët e Antonio Contes kanë peshë për Donnarumma

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:54
Fjalët e Antonio Conte kanë peshë për Donnarumma

Fjalët e Antonio Conte kanë peshë. Ish-trajneri i Interit, me rastin e editorialit tashmë tradicional në “La Gazzetta dello Sport”, theksoi pikat e forta të ekipit kombëtar, që po përgatitet të përballet me Anglinë në finalen e “Euro 2020”, të planifikuar për të dielën.

Për teknikun nga Lecce, reparti i pasmë përfaqëson vlerën e shtuar të kësaj Italise:

“Me gjithë respektin e duhur për të gjithë lojtarët e tjerë, forca e Italisë përfaqësohet sot nga treshja Donnarumma-Bonucci-Chiellini. Të tre së bashku i japin besim të gjithë ekipit. Unë e konsideroj Donnarumma një nga tre portierët më të mirë në botë: vendimtar midis shtyllave, i guximshëm në daljet e tij dhe i aftë me këmbë. Çfarë të thuash për Bonucci dhe Chiellini?

Pavarësisht nga një mijë beteja, ata ende e nuhasin gjakun. Mentaliteti fitues, përvoja, karakteri, forca…, lojtarët më të mirë në atë rol”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat