Tifozët shqiptarë kishin Maqedoninë e Veriut si përfaqësuesin më të mirë të tyre në këtë Europian.
Këtu nuk po flasim vetëm për përfshirjen e futbollistëve me origjinë shqiptare, por edhe për kryesinë. Maqedonia e Veriut arriti kulmin e saj historik në momentin që Federata e Futbollit në këtë vend drejtohet nga ana e Sejdinit.
Gjithashtu edhe stafi i afërt që punon me Sejdinin është i përbërë nga shqiptarët, ndërsa zëdhënësi i Federatës është Faton Zylbehari, një emër shumë i njohur në vendin tonë.
Ky sukses i Maqedonisë së Veriut me shqiptarët në krye ka sjellë xhelozi të madhe nga maqedonasit, teksa Goran Pandev ka bërë gjithçka mundej në media për të ulur punën e Sejdinit, shkruan Sport Ekspres nga Tirana.
Madje nuk do të ngurronte për të thënë se nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe se ishte i mërzitur kur Maqedonia e Veriut kaloi më tej në Ligën e Kombeve pasi mundi Kosovën.
Ndërkohë me të njëjtën jehonë kanë qarkulluar fjalët e Dritan Shakohoxhës se mbështet Goran Pandev në këtë rast pasi për të një lojtar vlen sa presidenti i Federatës.
Mbi këtë temë ka pasur edhe një diskutim në emisionin “Euro Dueli” ku zëdhënësi Faton Zylbehari ka treguar befasinë e marrë në momentin që dëgjoi fjalët e Shakohoxhës.