Achraf Hakimi nuk ishte dëshira vetëm e Paris Saint Germain.
Sipas Alejandro Camaño, agjentit të lojtarit, Chelsea ka insistuar shumë që ta ketë në radhët e saj mbrojtësin që la Interin pas vetëm një viti në San Siro.
Në fund fitoi PSG-ja dhe e bleu atë për së paku 60 milionë euro.
“Chelsea gjithashtu e donte Achrafin”, tha Alejandro.
Achraf ka nënshkruar me PSG-në deri më 2026.