Chelsea planifikon të shesë tre futbollist, për ta blerë Haalandin

Futboll

Chelsea planifikon të shesë tre futbollist, për ta blerë Haalandin

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Klubi anglez Chelsea është në kërkim të një top-sulmuesi.

Sipas ‘Football London’, Chelsea do të provojë deri në fund të merkatos transferimin e sulmuesit të Dortmund Erling Haaland.

‘The Blues’ duhet të shesin disa futbollist në mënyrë që të rriten financat e klubit për të blerë pastaj yllin norvegjez.

Thuhet se në listën e shitjeve të klubit anglez janë Hakim Ziyech, Tiemoue Bakayoko dhe Tammy Abraham.

Interesim për dyshen Ziyech – Bakayoko ka shprehur Milan, ndërsa për Abraham janë në garë disa skuadra.

Me largimin e këtyre tre futbollistëve Chelsea do të jetë e gatshme të transferojë Haaland. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat