Dy klubet evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde.
Sipas ‘Sport’, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur po synojnë transferimin e Kounde gjatë afatit kalimtar të verës.
‘Los Blancos’ po synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes pas largimit të Sergio Ramos dhe e kanë prej kohësh si objektiv mbrojtësin e Sevillas.
Në garë për të nënshkruar me francezin së fundmi është futur edhe ekipi anglez Tottenham.
Drejtuesit e Sevillës u kanë bërë të ditur se kërkojnë të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet 22-vjeçarin.