Feronikeli është skuadra që ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.
Në fillim u largua trajneri Klodian Duro, e më pas edhe disa futbollistë, ndër ta edhe një nga më të mirët e ekipit – Mendurim Hoti.
Tashmë skuadra ka filluar të mendojë për edicionin e ri, planet e tyre janë afatgjate.
Ekskluzivisht për sportin në ATV, drejtori i përgjithshëm i Feronikelit, Artan Berisha zbulon se Faruk Elshani, do e udhëheq ekipin për sezonin e ardhshëm.