Futbollisti Gentrit Dumani konfirmon se nuk është pjesë e klubit të Drenicës nga Skenderaj.
Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë në klub të ri, por nuk e ka zbuluar emrin.
“Dua t'iu njoftoj që kontrata ime me FC Drenicën më ka skaduar, dhe jam lojtar i lirë.
Falënderoj ish presidentin e klubit Ilir Veliqi, trajnerët që kemi punuar dhe tifozerinë ‘Shqiponjat e Zeza’.
Se shpejti do t'iu njoftoj me skuadrën e re”, njofton Dumani.