Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Italisë, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Europianit që do të luhet nesër në mbrëmje kundër Anglisë.
Ylli i Juventus i ka thurur elozhe sulmuesit të Tre Luanëve, Harry Kanë.
“Mbaj mend një miqësore në Torino me Anglinë, ka bërë menjëherë përshtypje.
Ka shumë cilësi: është fizik, teknik, di të japë asiste, di të gjuajë nga jashtë zone, di të gjuajë goditjet e dënimit”, ka thënë Chiellini.
“Më ka befasuar shumë, kam luajtur kundër tij, e kam parë, është i pabesueshëm. Më pëlqen shumë, mund të pyesni Paratici-n për të konfirmuar, sa herë kemi folur për të në këto vite. Unë do të kem fatin ta shikoj në fushë nesër”.
Në lidhje me sulmin e anglezëve: “Kanë eksperiencë ndërkombëtare, veçanërisht Kane dhe Sterling. Secili ka karakteristikat e tij. Stoli i Anglisë mund të kishte arritur në finale, do të kërkojmë t’i limitojmë. Dhe fatmirësisht është një sport skuadre”.